E cilësoi Bylisin qytet grek, Zgarbin e nxjerrin “prej leckash” nga parlamenti italian

Nga A2 CNN
25 Qershor 2020, 22:52 | Bota

Kritiku italian i artit Vittorio Sgarbi disa ditë më parë u vu në qendër të shtypit shqiptar pas disa deklaratave të tij në lidhje me qytetin antik të Bylisit, të cilën ai e cilësoi si qytetërim grek.

Ditën e sotme ai zuri sërish faqen e para, kësaj radhe të mediave italiane, pas një incidenti që u shënua pikërisht në sallën e parlamentit.

Vittorio Sgarbi pati një përplasje verbale me zv. presidenten e senatit Mara Carfagna përpara votimit të një ligji, e cila më pas urdhëroi përjashtimin e tij nga seanca.

Sgarbi nuk pranoi të dilte dhe përkundrazi shtoi ofendimet ndaj Carfagnas dhe deputetes tjetër të Forza Italia, Giusi Bartolazi. Menjëherë ndërhyri sigurimi e cila e ngriti peshë deputetin dhe e nxorrën përjashtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos