E diela e kulturës evropiane, Robert Bisha koncert në shtëpi

Nga A2 CNN
5 Prill 2020, 20:14 | Kulturë
E diela e kulturës evropiane, Robert Bisha koncert në shtëpi

E diela e kulturës evropiane nuk ndalet edhe në ditë të vështira izolimi. Por, në këtë kohë, koncertet na mbetet t’i shijojmë në shtëpi.

Artisti shqiptar Robert Bisha do të interpretojë në piano nga shtëpia e tij në Itali, 3 krijime të tij. Kënga e nënës, “Home neverland” në piano dhe “Arkè” në çifteli.

Izolimi bën edhe një herë bashkë Italinë dhe Shqipërinë, duke na sjellë pranë muzikën në shtëpi. Këtë koncert të shkurtër mund ta shijoni në rrjetin Facebook “live”, në orë 21.00, nga Italia, në Shqipëri, në të gjithë botën, në një udhëtim që Bashkimi Evropian e sjell si një nga ndalesat e udhëtimit të kulturës evropiane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos