
Marrëveshja që do të çonte sulmuesin Politano tek Roma dhe mbrojtësin Spinazzola në Milano tek Inter dështoi minutat e fundit, kur lojtarët gjendeshin tashmë në destinacionin e tyre të ardhshëm, jo pa bujë dhe polemika të ndërsjella.
Tani Romës i duhet një tjetër lojtar në sulm, që të zëvendësojë të dëmtuarin Zaniolo.
Sipas mediave italiane, objektivi numër 1 i ekipit italian është Xherdan Shaqiri. Lojtari i Liverpool ka luajtur vetëm 10 ndeshje në ketë sezon, ku vetëm njërën për 90 minuta, dhe mund të dojë të ketë mundësinë të luaj këto 6 muajt e fundit që i paraprinë kampionatit europian.
Por duket si pengesë për mbërritjen në kryeqytetin italian mund të jetë vetë tekniku gjerman Klopp, i cili mendon se zvicerani me origjinë shqiptare mund të jetë i vlefshëm kur faza finale e Champions ta detyrojë të bëj zëvendësime.
Për Romën, problemi mund të jetë rroga e lartë e Shaqirit, që merr rreth 5 milionë euro neto. Por Roma po mendon edhe për një zgjidhje më ekonomike, ai Adnan Januzaj që dikur dukej si talenti i madh i futbollit botëror, dhe tani po mundohet të shpërthejë sërish në La Liga me Real Sociedad. (A2 Televizion)