Një moment i frikshëm është ai që kanë përjetuar udhëtarët e një aeroplani, teksa iu është hapur një nga dyert në mijëra metra në ajër, duke shkaktuar jo pak panik në bord.
Ngjarja e pakëndshme u regjistrua në fluturimin rus “AN-26”, gjë që ka bërë që gjithçka të fluturojë jashtë, duke përfshirë kapelet e njerëzve apo edhe bagazhet e tyre të dorës.
Një video tregon derën e pasme të hapur në aeroplanin “IrAero Antonov”, i cili ishte nisur nga Magan në rajonin e Yakutsk, në Siberinë lindore, në minus 41C të ftohtë.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes në fjalë, por hetuesit kanë nisur investigimin përkatës, ndërsa raportohet se nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar dhe se ulja është bërë normalisht. (A2 Televizion)