Grabitje spektakolare, hajdutët marrin 5 piktura me vlerë mbi 400 mijë dollarë nga një kamion i mbyllur

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 13:14 | Bota

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Boulder të Kolorados, ku pesë piktura me vlerë më shumë se 400 mijë dollarë u vodhën nga një kamion i mbyllur.

Stafi i kompanisë së transportit qëndroi në një hotel gjatë natës dhe të nesërmen në mëngjes zbuloi se dryni i kamionit ishte prerë dhe pesë pikturat, përveç disa mjeteve, ishin vjedhur.

Veprat e artit përfshijnë:

"View of the Taos Pueblo" nga Joseph Henry Sharp;

"Laguna Pueblo" nga Ernest Martin Hennings;

"Untitled (Seria e Madridit #3)" nga ekspresionistja abstrakte Elaine de Kooning;

"Hambari i Burnett" nga piktorja reprezentative Jane Freilicher;

"Taos Pueblo në natë" nga Eanger Irving Couse.

Zyrtarët nuk specifikuan se ku po dërgoheshin veprat e artit, ndërsa Policia i kërkon publikut të paraqesin çdo informacion në lidhje me vjedhjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos