E goditur rëndë nga pandemia, Florida do të përdore teste që nxjerrin rezultatin për 15 minuta

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 18:57 | Bota
E goditur rëndë nga pandemia, Florida do të përdore teste

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se shteti i Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin nga e marta aplikimin e testeve të shpejta që e nxjerrin rezultatin për koronavirus në 15 minuta në dy qendra në Miami dhe Dade.

Sipas guvernatorit Ron De Santis, testimet e shpejta do të kenë përparësi personat që kanë shfaqur simptoma apo të moshuarit.

Shpesh herë për shkak të fluksit të madh, rezultatet e testit për Covid-19 në SHBA duan edhe një javë për të dalë.

Testet e shpejta do të realizohen në qendrat e ngritura pranë stadiumeve sportive “Hard Rock” dhe “Marlins Park”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos