
E hëna e 22 majit të këtij viti do të mbahet mend si një ditë e zezë për Juventusin. Pas gjykatës, e cila i zbriti 10 pikë nga renditja, bardhezinjtë janë mposhtur 4-1 nga Empoli.
Një goditje e rëndë për skuadrën e Allegri-t, e cila tashmë i ka dhënë lamtumirën Champions League.
Caputo dhe Luperto ishin autorë të dy golave për Empolin në pjesën e parë, në të dytën Caputo shënoi sërish, ndërsa Piccoli e vulosi rezultatin në 4-1, teksa më herët kishte shënuar për Juventusin Chiesa.
Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, Juventusi e sheh veten në vendin e 7 me 59 pikë, 5 më pak se Milani i vendit të katërt. (A2 Televizion)