Roma dorëzohet në Serie A

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 20:41 | Futboll
Roma dorëzohet në Serie A

Roma e Mourinhos, e cila ka mundësinë të fitojë Europa League, në Serie A është dorëzuar, aty ku mund të kapte një nga 4 vendet e para që të çojnë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Verdhekuqtë nuk mundën të merrnin më shumë se një barazim 2-2 ndaj Salernitanës në ndeshjen e javës së 36 në Serie A.

Miqtë kaluan dy herë në avantazh, ndërsa Roma arriti të barazonte, ndërsa në fund edhe pse e rriti presionin nuk mundi të shënonte edhe golin e fitores.

Me këtë barazim, Roma shkon në kuotën e 60 pikë, 4 më pak se Milani që mban vendin e katërt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos