E kërkojnë në Kuvendin e Shqipërisë, Rama reagon për Kuvendin e Kosovës

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 12:26 | Politikë
E kërkojnë në Kuvendin e Shqipërisë, Rama reagon

Ndonëse prej disa orësh, deputetët e opozitës e kërkojnë kryeministrin Rama që të jetë në seancë për të dhënë llogari për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kreu i qeverisë ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se të tilla reagime në parlament njollosin Kosovën dhe i bëjnë dëm asaj në sytë e aleatëve.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!  Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos