E kishte marrë me qira, merr flakë banesa e 43-vjeçarit nga Kosova te “Shkëmbi i Kavajës”

Nga A2 CNN
12 Qershor 2022, 12:42 | Kronikë
E kishte marrë me qira, merr flakë banesa e 43-vjeçarit nga

Një banesë është përfshirë nga flakët te “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës. Policia njofton se banesa ishte marrë me qira nga një shtetas nga Kosova, i cili si pasojë e flakëve është lënduar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve .

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr.

Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos