Sekuestrohen 2.2 tonë kokainë në Peru, në kërkim dy shqiptarët që janë koka e trafikut të drogës

Nga A2 CNN
12 Qershor 2022, 09:28 | Kronikë
Sekuestrohen 2.2 tonë kokainë në Peru, në kërkim dy

Policia e Perusë ka sekuestruar 2.2 ton kokainë që do të dërgohej nga porti i Limas në Holandë. Droga ishte fshehur në kanaçe asparagusi, ndërsa në pranga ranë shtatë peruanë dhe u lëshuan urdhër-arreste ndaj dy shqiptarëve.

"Ne kemi sekuestruar dy tonë e dyqind kilogramë kokainë që ishte kushtëzuar për t'u transferuar nga deti në Holandë" nga porti i Callao, fqinj Lima, i tha AFP kolonel César Echevarría, kreu i Drejtorisë Kundër Drogës.

https://twitter.com/PoliciaPeru/status/1535737779363127297

Echevarría bëri me dije se kjo organizatë e trafikut të drogës drejtohej nga dy shtetas shqiptarë dhe se droga do të dërgohej në portin e Roterdamit, në Holandë.

“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”, tha Echavarría, pasi prezantoi ngarkesën e drogës në shtyp.

“Ne po koordinojmë me seksionin e Policisë Ndërkombëtare për të gjetur dy shtetasit shqiptarë që kanë mbërritur në vendin tonë si lehtësues logjistikë dhe në koordinim me mafien shqiptare”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos