Shpërthen në lëvizje makina në aksin Sauk-TEG, në gjendje të rëndë drejtuesi

Nga A2 CNN
11 Qershor 2022, 14:03 | Kronikë

Ne rrugën Sauk-TEG ka shpërthyer një automjet në ecje e sipër, nuk dihen arsyet e shpërthimit dhe  nga se ka shpërthyer, por si pasojë e shpërthimit është dëmtuar drejtuesi i automjetit.

Ai ndodhet  jashtë rrezikut për jetën për momentin. Drejtuesi i mjetit quhet Aleksandër Sadikaj dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tani po mbërrijnë në vendngjarje  shërbimet e policisë, zjarrfikëses e autoambulanca.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos