E konfirmon mjekësia ligjore: Prezantuesja e BBC vdiq nga komplikimet pasi mori vaksinën

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 13:55 | Bota
E konfirmon mjekësia ligjore: Prezantuesja e BBC vdiq nga komplikimet pasi

Prezantuesja e BBC, Lisa Shaw vdiq për shkak të komplikimeve nga vaksina AstraZeneca, ky është përfundimi që arriti mjekësia ligjore në atë që besohet të jetë rasti i parë që një vaksinë nga Covidi zyrtarizohet si shkaku themelor i vdekjes në Mbretërinë e Bashkuar.

44-vjeçarja që punonte për BBC Radio Newcastle ndërroi jetë në muajin maj pasi kishte shfaqur dhimbje koke pasi mori dozën e parë të vaksinës të prodhuar në Britani.

Mjeku Dilks mësoi se Shaë pësoi mpiksje të gjakut në tru, e cila shkaktoi një goditje vdekjeprurëse. Ajo u shtruan në spitalin "Royal Victoria" në Newcastle pasi u ankua për dhimbje koke.

Deri tani janë raportuar 417 raste të koagulimit të gjakut pas vaksinës AstraZeneca nga gati 50 milionë doza të administruara, sipas mbikëqyrësit mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos