
Në atë që e cilësoi si fjalimin më dhomethënës të karrierës së tij, presidenti aktual amerikan, Donald Trump, iu bëri thirrje shtetasve dhe kryesisht 74 milionë votuesve të tij, ta ndihmojnë në betejën e nisur për të nxjerrë në pah të gjitha parregullsitë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
“Po e bëj këtë për të rikthyer besimin e votuesve te ky proces”, tha Trump.
“Gjatë javëve në vijim do ju njoh me të gjitha faktet e mbledhura se si shtimi i votave në kuti të personave që nuk dihet se nga erdhën, ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve në Amerikë”, shtoi ai.
Në fjalimin e tij prej 46 minutash, ai u ndal te mënyra se si demokratët u sollën përgjatë gjithë procesit dhe se si që prej fillimit i bënin thirrje elektoratit të votonin online, e vetmja mënyrë për të ndërhyrë në sistem, sipas Trump. (A2 Televizion)