E lejuan të kalonte kufirin me dokumente false, pezullohen 3 policë në Vlorë

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 07:45 | Kronikë
E lejuan të kalonte kufirin me dokumente false, pezullohen 3 policë

Tre punonjës të policisë në portin e Vlorës janë pezulluar nga detyra nën akuzën se kanë marrë ryshfet, si dhe kanë lejuar një person të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit vendosi masën e pezullimit nga detyra për përgjegjësinë e turnit nënkomisar Xhevdet Qepin, inspektorin Pëllumb Hasanaliaj, me detyrë kontrollor, si dhe për inspektorin Gëzim Zenelaj, me detyrë trup shërbimi.

Gjithashtu, ndaj 3 efektivëve ka nisur hetimi i thelluar disiplinor, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal.

Në njoftimin për shtyp, Policia e Shtetit bën me dije është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, punonjësit që abuzojnë me detyrën dhe cenojnë besimin e qytetarëve te trupa e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos