“E mbylla ndeshjen para kohe sepse më tha Zoti, përndryshe kthehesha me arkivol”

Nga A2 CNN
31 Janar 2022, 15:03 | Futboll
“E mbylla ndeshjen para kohe sepse më tha Zoti, përndryshe

Arbitri nga Zambia, i cili u bë i famshëm në Kupën e Afrikës për shkak se i dha fund dy herë para kohe ndeshjes Tunizi-Mali, shpjegoi atë që ndodhi.

“Ishte shumë vapë atë ditë dhe lagështia ishte gati 85%. Kushtet e vështira atmosferike i ndjeva që kur bëra nxemjen para ndeshjes. Edhe kur piva ujë, m’u duk sikur nuk kisha pirë fare. Por, ndeshja duhej të luhej dhe ne (arbitrat) e bëmë detyrën. Në pushimin e saj ishim shumë të lodhur dhe kur hymë në fushë për pjesën e dytë, ndiheshim sikur nuk kishim pushuar fare. Nuk mundesha të dëgjoja fare lojtarët në fushë. Më flisnin, por nuk i merrja vesh. Ditën pasardhëse kam shkuar në spital për të bërë të gjitha kontrollet e nevojshme”, kujton arbitri Janny Sikazwe.

https://a2news.com/2022/01/13/kaos-ne-kupen-e-afrikes-arbitri-mbyll-dy-here-ndeshjen-para-fundit-te-lojes/

Sipas tij, atë ditë mund të kishte vdekur: “Mund të isha kthyer në shtëpi me arkivol. Kam shpëtuar për pak. Njerëzit kanë folur shumë keq për mua, për mënyrën se si e menaxhova ndeshjen. Edhe aparati i komunikimit ishte i nxehtë, doja ta hidhja fare. Mendoj se Zoti më tha ta mbyllja ndeshjen”.

Gjithsesi, arbitri e pranon se duhet t’i kishte thënë dikujt që nuk ndihej mirë: “Duhet të kisha folur me arbitrin e katërt, por nuk pata kohë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos