
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd, ku raportohet se, një 52-vjeçar ka humbur jetën, pasi e mori rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht.
Mësohet se viktima, banues në fshatin Letëm, ishte rojë e këtij kanali vaditës.
“Pasditen e djeshme, në fshatin Letëm, Librazhd, dyshohet se aksidentalisht, për shkak të prurjeve të larta, rrjedha e ujit në kanalin vaditës Koshorisht-Zgosht, ka marrë shtetasin Sh. L., 52 vjeç, banues në fshatin Letëm, Librazhd (roja e këtij kanali vaditës), i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”
NJOFTIMI I POLICISË
(A2 Televizion)