E ngatërron me derr, qëllon për vdekje babain e tij

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 18:00 | Bota
E ngatërron me derr, qëllon për vdekje babain e tij

Një 34-vjeçar italian ka qëlluar me armë zjarri babain e tij pasi kishte dalë me të për gjueti derrash.

Ngjarja ka ndodhur në Postiljone, provincë e Salernos, ditën e dielë. 34-vjeçari hapi zjarr kur pa një hije mes shkurreve të dendura, duke goditur pa dashje babain në pjesën e poshtme të barkut.

Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, doktorët nuk mundën që ta shpëtonin 55-vjeçarin Martino Gaudioso. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos