E pabesueshme, Venus Williams kthehet te fitorja në moshën 43-vjeçare

Nga A2 CNN
20 Qershor 2023, 08:24 | Sporte të tjera
E pabesueshme, Venus Williams kthehet te fitorja në moshën

Venus Williams ka fituar ndaj italianes Camila Giorgi, në turneun e Birmingemit, i dyti në të cilin merr pjesë këtë vit.

Dhjetë vite më parë nuk do të përbënte lajm, por në vitin 2023 është e pabesueshme diçka e tillë, po të mendosh se amerikania ka mbushur tashmë 43 vjeç, ndërsa kundërshtarja e saj italiane ishte 12 vite më e re dhe renditet në 50 tenistet më të mira të botës.

Në një ndeshje që zgjati mbi 3 orë, Williams fitoi 7-6, 4-6 dhe 7-6.

43-vjeçarja vijon të luajë tenis për qejf dhe jo rregullisht. Javën e kaluar ishte në turneun holandez, tani në atë britanik, por para tyre, turneu i fundit ku kishte marrë pjesë ishte para 6 muajsh.

Venus Williams renditet në vendin e 697 të renditjes botërore, ndërkohë që kishte që nga viti 2019 që nuk fitonte ndaj një tenisteje që renditet në të 50-tat të parat. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=Jw8RVPWyFnk

A2 CNN Livestream

Latest Videos