Max Verstappen nuk di të ndalet. Holandezi dominoi Çmimin e Madh të Kanadasë, duke regjistruar fitoren e 41 në karrierë, duke barazuar legjendën Ayrton Senna.
Në podium u ngjitën dhe Fernando Alonso me Aston Martin dhe Lewis Hamilton me Mercedes.
Me këtë sukses, kampioni i botës thellon dhe më shumë diferencën në kreun e renditjes ndaj ndjekësve, duke u konfirmuar dhe një herë si pretendenti kryesor për të mbrojtur titullin kampion.
Në vend të katërt dhe të pestë dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz respektivisht. (A2 Televizion)


















