
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg përjetë për Mexhit Picarin dhe 35 vite burg për të bijën, Dhurata Saliasi. Babë e bijë akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen e Kudret Saliajt, më 4 qershor të 2021.
Ngjarja
Paraditen e 4 qershorit, Mexhit Picari dhe vajza e tij, Dhurata Saliaj, janë nisur së bashku nga Vora për në Gjykatën e Tiranës, por qëllimi i tyre nuk ka qenë seanca e pestë e divorcit të kësaj të fundit.
Sipas prokurorisë, në orën para seancës, ata kanë vëzhguar për të parë Kudret Saliajn në ambientet e gjykatës dhe rrotull saj.
Pas seancës në Gjykatën e Tiranës, Saliaj dhe avokati i tij ishin ulur në një kafe dhe vetëm disa metra më tutje ndodhej edhe ish-bashkëshortja e tij.
Sapo i ka parë të ulur, Picari i cili ka qenë më herët ish-efektiv burgjesh, qëlloi 5 herë në drejtim të ish- dhëndrit 41-vjeçar duke e lënë të pajetë.
Plumbat kapën dhe avokatin, ish-prokurorin Cama, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)