
Është bërë virale në rrjet një video e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, i cili pasi pyetet nga gazetari për të komentuar mbi atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëndron për më shumë se 20 sekonda pa folur.
Pasi gazetari i thotë që Donald Trump ka bërë thirrje që ushtria të veprojë ndaj protestuesve dhe se u hodh gaz lotsjellës ndaj protestuesve për t’i hapur rrugën presidentit për të bërë foto, Trudeau qëndron i heshtur para se të përgjigjet.
“Të gjithë shohim të tmerruar atë që po ndodh në SHBA. Është koha të bashkojmë njerëzit, por edhe të dëgjojmë. Është koha të mësojmë çfarë është padrejtësia që vazhdon pavarësisht përparimeve përgjatë viteve apo dekadave. Por është edhe koha që ne, si kanadezë, të pranojmë që edhe ne kemi sfidat tona”, tha kryeministri kanadez. (A2 Televizion)