
Ish-deputetja e Partisë Demokratike thotë se kryeministri Rama po kërkon të marrë kontrollin e Kreut të Lartë të Shtetit, me një nismë ligjore antikushtetuese.
“Një institucioni të pavarur që i ka treguar shqiptarëve dhe mbarë botës vjedhjet prej 7,2 miliardë euro të qeverisë Rama. I vetmi institucion qe ka folur dhe ka faktuar qartazi abuzimet dhe vjedhjet nga krimi ekonomik me CEZ te tenderat, që ka treguar se taksat e rritura janë vjedhur, se korrupsioni sot ka kapur nivele alarmante dhe na rendit në vendet me korrupsionin më të lartë.
Projektligji i ri që i merr kompetencat presidentit duke ia kaluar qeverisë dhe parlamentit (pra, Ramës) duke qenë në shkelje të qartë të kushtetutës dhe uzurpim i kompetencave të Presidentit. Po kthehemi pas në standardet e para 1990-s në çdo drejtim”, shkruan Tabaku në Facebook. (A2 Televizion)