
Banorë të fshatit Morinë kanë protestuar për mungesën e nënkalimeve në Rrugën e Kombit.
Ata detyrohen të rrezikojnë çdo ditë jetën duke kaluar mbi ose nën trafikndarëset e autostradës, për të shkuar në drejtim të tokave me prodhimet e të cilave mbajnë familjet.
Në një kohë kur punimet në këtë aks janë drejt përfundimit, problemi i tyre i premtuar disa herë nuk po merr zgjidhje.
Kryeplaku i fshatit Morinë thotë se banorët presin një zgjidhje e në të kundërt do të duhet të përshkallëzojnë veprimet e tyre si komunitet, deri në bllokimin e autostradës.
Nënkalimi pranë fshatit Morinë është i ndërtuar, por ka mbetur pa u realizuar lidhja e tij me fshatin në mënyrë që të bëhet i kalueshëm nga banorët. (A2 Televizion)