31-vjeçari paraqitet i plagosur me armë në spital, nuk tregon autorët

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 07:58 | Kronikë
31-vjeçari paraqitet i plagosur me armë në spital, nuk tregon

Një 31-vjeçar është paraqitur, mbrëmjen e së hënës, në spital, me një plagë me armë zjarri në këmbë.

Shtetasi L.H. deklaroi për policinë se është qëlluar me armë zjarri ndërsa po kalonte në rrugën "Don Bosko", nga një person i paidentifikuar.

Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos