Shpërthim eksplozivi në Durrës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 07:44 | Kronikë
Shpërthim eksplozivi në Durrës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar, mbrëmjen e së hënës, në lagjen nr.14, të qytetit të Durrësit.

Sipas policisë, lënda shpërthyese ishte vendosur pranë rrethimit të oborrit të banesës së 36-vjeçarit S.H.

Nga shpërthimi nuk raportohen as persona të lënduar dhe as dëme, ndërkohë që policia po punon për zbulimin e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos