E rëndë në Itali, polici vret kolegen me armën e shërbimit dhe më pas vetëvritet

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 13:37 | Bota
E rëndë në Itali, polici vret kolegen me armën e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar, mëngjesin e së enjtes, në Romë të Italisë, ku dy oficerë policie kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se një efektiv policie ka qëlluar me armën e shërbimit kolegen e tij, për t’u vetëvrarë më pas.

Trupi i pajetë i gruas u gjet nga disa persona që dëgjuan të shtënat. Punonjësja e sigurisë në Dhomën e Deputetëve, Paola Montanari, kishte marrë dy plumba në kokë, teksa autori u arratis me një makinë të bardhë.

Autoritetet zbuluan se autori i krimit ishte një koleg i saj, i cili u gjet pas disa orësh i vdekur në të njëjtën makinë që u arratis.

Motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërkohë që kanë nisur hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos