E rëndë në Maliq, babai aksidenton për vdekje djalin e mitur

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 17:45 | Kronikë
E rëndë në Maliq, babai aksidenton për vdekje djalin e mitur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në Maliq ku shtetasi E.B. ka aksidentuar për vdekje me një traktor djalin e tij të mitur.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Sheqeras, ndërsa E.B. ishte duke manovruar traktorin në oborrin e stallave.

5 vjeçari ka marrë disa plagë dhe ndërroi jetë në Spitalin e Korçës. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos