Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Pogradec, ku një person me probleme mendore ka vrarë nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas ku shtetasi O. Ç. rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij 70 vjeçe F. Ç, e cila për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit. (A2 Televizion)