
Autori i një tjetër vrasje mendohet se është kapur nga forcat e policisë. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me inicialet M.Th, i cili akuzohet për vrasjen me sende të forta gjatë ditës së djeshme të 57-vjeçarit G.S. në aksin Poliçan-Suhë.
I akuzuari, banues në Dervican, sipas informacioneve është konfliktuar me viktimën për motive të dobëta. Autori, të cilit iu gjetën edhe rrobat e veshura gjatë krimit, u arrestua pas një operacioni të gjerë që përfshiu rreth 50 efektivë të policisë së Gjirokastrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)