Një sasi e madhe lënde narkotike kanabis sativa është sekuestruar pasditen e së enjtes në pikën kufitare të Bllatës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.
Lënda narkotike u gjet e fshehur në pjesën e brendshme të një kamionçine tip Benz që drejtohej nga 26 vjeçari F.A. Pas peshimit u pa se bëhej fjalë për 370 kg kanabis sativa.
Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër përzgjodhën për kontroll mjetin kamionçinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, i cili kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehur në brendësi të kamionçinës lëndë narkotike. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. (A2 Televizion)