Makina i merr jetën këmbësorit mbi vijat e bardha në Elbasan

Nga A2 CNN
5 Gusht 2020, 22:59 | Kronikë
Makina i merr jetën këmbësorit mbi vijat e bardha në Elbasan

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit pasi u godit nga një makinë ndërsa ishte duke kaluar rrugën.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qendër të qytetit dhe kalimtari, ende i paidentifikuar, u përplas nga makina ndërsa po ecte në vijat e bardha.

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia po punon duke zbardhur dhe kamerat e sigurisë për identifikimin dhe kapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos