E rëndë në Tiranë, 67-vjeçari bie nga biçikleta dhe ndërron jetë

Nga A2 CNN
12 Prill 2023, 16:47 | Kronikë
E rëndë në Tiranë, 67-vjeçari bie nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet, ku një 67-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga biçikleta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda”, ku i moshuari ka rënë aksidentalisht nga biçikleta, duke pësuar dëmtime të rënda.

Për pasojë, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 12.04.2023, në rrugën "Aleks Buda", dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Tiranës në lidhje me aksidentin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos