E trishtueshme, Christian Eriksen do t’i vendoset një defibrilator kardiak automatik, nuk luan më në Itali

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 11:06 | Futboll
E trishtueshme, Christian Eriksen do t’i vendoset një defibrilator

Të rejat më të fundit për shëndetin e Christian Eriksen thonë se futbollisti do të operohet. Mesfushorit të Interit dhe Danimarkës do t’i vendoset një defibrilator kardiak automatik.

Lajmi u dha nga Federata Daneze e Futbollit përmes një komunikate zyrtare për shtyp. “Ky është një implant i detyrueshëm pas arrestit kardiak që 29-vjeçari pësoi si pasojë e aritmisë”, shkruhet mes të tjerash.

“Christian ka kërkuar këshillime nga shumë specialistë kombëtare dhe ndërkombëtarë dhe të gjithë i kanë sugjeruar këtë gjë”.

Por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se me vendosjen e kësaj pajisje pranë zemrës, Eriksen nuk e ka më të mundur të luajë futboll në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos