E zhgënjyer me rolin e saj, jep dorëheqjen këshilltarja e Kamala Harris

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2021, 07:30 | Bota
E zhgënjyer me rolin e saj, jep dorëheqjen këshilltarja e Kamala

Symone Sanders, një këshilltare dhe zëdhënëse e zëvendëspresidentes së SHBA-së, Kamala Harris, do të largohet nga administrata e Biden, në fund të vitit.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.

39-vjeçarja Sander, një afrikano-amerikane, jep dorëheqjen pas një sërë thashethemesh rreth zhgënjimit të rëndë në ekipin e zëvendëspresidentit për rolin në hije të Harris në administratë deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos