Pensioni, një klikim larg. Të moshuarit nuk mund t’i bashkohen “revolucionit digjital”

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 15:15 | Sociale
Pensioni, një klikim larg. Të moshuarit nuk mund t’i bashkohen

“Një klik larg...”. Është ky slogani me të cilin qeveria po zhvillon atë që e quan kryeministri Edi Rama “revolucion digjital”.

Me gjithë dëshirën e madhe, jo gjithkush mund të bëhet pjesë e këtij zhvillimi që synon të shërbejë si gur themeli i shkëputjes nga e shkuara. Ata që janë në prag pensioni, jo e jo. Emire Selimi, nga Burreli, është një prej tyre: “Nuk e di si do ta bëj, do të shkoj në ndonjë pikë interneti...”.

Shpresa dhe Mirela janë gjithashtu në prag pensionimi. Për të përfituar shpërblimin mujor pas një pune mbi 40-vjeçare, ato duhet të dorëzojnë përmes platformës qeveritare e-Albania dosjet e tyre të pensionit. Shqetësimin e qytetarëve e mirëkuptojnë edhe përfaqësues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Astrit Hado shprehet: “E dimë që jo të gjithë janë mirë me përdorimin e teknologjisë”.

Por, gjithmonë ka një zgjidhje dhe si gjithmonë, gjithçka nis nga familja: “Më mirë të kërkosh ndihmën e fëmijëve sesa të shkosh nëpër zyra”.

Prej 1 majit, 54 shërbime të ofruara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mund të merren tashmë vetëm “online”. Përveç atyre në moshë pensioni, dokumentacionin “online” duhet ta plotësojnë edhe personat që marrin ndihma për shkak të vështirësive ekonomike apo invaliditetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos