
Shqiptarëve iu kanosen shumë rreziqe. Ndotja e mjedisit, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, është njëri prej tyre.
Këtë shqetësim e ndanë në një deklaratë të përbashkët edhe 50 organizata me fokus mbrojtjen e mjedisit.
Ndërkohë, përfaqësues të organizatave mjedisore ngrenë shqetësimin e mosndëshkimit të krimeve mjedisore, të cilat janë bërë edhe më të shpeshta si pasojë e pandemisë Covid-19.
Orientimi i vendit drejt energjisë së pastër, përfshirë atë nga burime të erës dhe diellit, është një nga sugjerimet e organizatave mjedisore në luftën ndaj ndotjes. (A2 Televizion)