Ecuria ekonomike, ministrja Ibrahimaj: Të ardhurat dhe punësimi u rritën

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 09:32 | Ekonomi
Ecuria ekonomike, ministrja Ibrahimaj: Të ardhurat dhe punësimi u

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka dalë mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediat, ku ka bërë një rezyme të ecurisë ekonomike të vendit në 3-mujorin e parë të vitit.

Sipas Ibrahimajt, të ardhurat kanë ardhur duke u rritur gjatë këtij 3-mujori, duke u ndikuar nga rritja e çmimeve, por edhe nga aktiviteti ekonomik.

Ajo shtoi po ashtu se, të dhënat e punësimit vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike, ku sektorët me ndikimin dhe rritjen më të madhe kanë qenë: ndërtimi, prodhimi, transporti dhe tregtia.

“Të ardhura kanë ardhur duke u rritur gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti. Rritja e të ardhurave ka vijuar të ndikohet nga rritja e çmimeve, por mbi të gjitha është aktiviteti ekonomik, që ka ndikuar në këtë rritje.

Të dhënat e punësimit vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike. Kemi pasur një rritje të të punësuarve. Kemi pasur rritje në sektorin e ndërtimit, prodhimit, transportit dhe tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim dhe qarkullim”, u shpreh ndër të tjera ministrja Ibrahimaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos