
Ecuria mbresëlënëse e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2022 konfirmohet nga statistikat. Befasia e madhe vjen në renditjen kontinentale.
Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, Kombëtarja pozicionohet e teta në Europë për pikë të grumbulluara, në renditjen që kryesohet nga Danimarka, e ndjekur nga Anglia, Gjermania, Holanda e Belgjika. Kuqezinjtë kanë lënë pas Italinë, në vendin e 10-të, Spanjën që është e 14-ta dhe Francën në vendin e 18-të.
Djemtë kuqezi i kanë dhuruar gjithë kombit një ëndërr, për të cilën tashmë do të luftojnë që ta realizojnë. (A2 Televizion)