Edhe arbëreshët gëzojnë për Kosovën: Të bashkuar jemi më të fortë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2019, 16:56 | Kosova

Dy komuna italiane me popullsi arbëreshe ishin të pranishëm sot në festimet e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Prishtinë, edhe për të firmosur një binjakëzim me dy komuna kosovare, pikërisht me Fushë Kosovën dhe Lipjanin.

Avni Ahmeti

I intervistuar nga A2, kreu i komunës Lipjan Avni Ahmeti u shpreh se ky kontakt i parë “ishte ndjejë e veçantë, se përveç gëzimit për përvjetorin e pavarësisë po nënshkruajmë një marrëveshje binjakëzimi të dy komunave të Kalabrisë, e njohur nga ne deri më tani më shume nga leximet dhe historisë së arbëreshëve”.

Alberto Tocci

Alberto Tocci, kreu i komunës arbëreshe Civita, ndihet "i nderuar që bashkë me vëllezërit nga Shqipëria dhe Kosova kemi vendosur hapa të mëtejshme për bashkëpunim. Sapo kemi ardhur në Kosovë kemi ndjerë atmosferën e bashkëpunimit si një moment i rëndësishëm për shkëmbimet institucionale kulturore dhe ekonomike".

Dhe përfundon me një fjali kuptimplotë. “Ne mund të bëhemi më të fortë po të jemi të bashkuar”.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos