Edhe Koreja e Veriut ka “doktor Faucin” e saj, zyrtari që drejton luftën anti-Covid

Nga A2 CNN
20 Maj 2022, 13:20 | Bota
Edhe Koreja e Veriut ka “doktor Faucin” e saj, zyrtari që

Çdo ditë në orën 9 e gjysmë të paradites, një zyrtar shfaqet në televizionin e Koresë së Veriut për të raportuar numrin e të infektuarve dhe jetëve të humbura, duke shpjeguar masat për të ndaluar valën e parë të Covid-19.

Virologu shumë pak i njohur, Ryu Yong Chol, është shndërruar në fytyrën publike të luftës ndaj pandemisë në vendin e izoluar, i ngjashëm me doktor Anthony Fauci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo virologun e çdo vendi të botës.

Që prej konfirmimit të rasteve të para dhe shpalljes së gjendjes së emergjencës, Koreja komuniste ka ndryshuar politikat e saj duke kopjuar rregullat e pjesës tjetër të globit, me izolim kombëtar, maska dhe këshilla për të shmangur infektimin.

Zyrtarët kanë raportuar 2.2 milionë raste të dyshuara të personave me temperaturë dhe 65 jetë të humbura mes një popullate prej 25 milionë banorësh.

Por kapacitet mjekësore të testimit dhe trajtimit janë të pakta, për shkak të sanksioneve dhe izolimit nga bota. Kjo ka dobësuar luftën ndaj pandemisë të Koresë së Veriut, që ka një popullatë të pavaksinuar dhe pa qasje në medikamentet efikase anti-virale.

Mjekët në këtë shtet komunist japin vetëm dy rekomandime kryesore për ata që shfaqin simptoma: të konsumojnë çajra të nxehtë dhe të përdorin ujë me kripë. Gjithashtu rekomandohet përdorimi i qetësuesve dhe antibiotikëve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos