Edhe pemët janë zhdukur, shkatërrimi i Bakhmutit, si ishte dhe si ka përfunduar

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 12:07 | Bota

Imazhe të reja satelitore kanë zbuluar shkatërrimin masiv që ka pësuar qyteti i Bakhmutit, i cili prej muajsh të tërë është kthyer në sheshbetejë mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase.  

Fotot, të cilat janë kapur gjatë javës së kaluar, tregojnë një pamje të qartë të rezultatit që kanë sjellë luftimet dhe bombardimet e vazhdueshme. Lagje të tëra janë shkatërruar totalisht, madje edhe pemët janë zhdukur. Imazhet janë kapur nga satelitët e “Maxar Technologies”.

Një ditë më parë, Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar rus Wagner, akuzoi ushtrinë ruse se janë tërhequr 570 metra në veri të qytetit lindor të Ukrainës, duke lënë të ekspozuar krahët e luftëtarëve të tij. Forcat Wagner kanë qenë në krye të sulmit ndaj Bakhmutit, një nga betejat më të përgjakshme dhe më të gjata të luftës.

Prigozhin, i cili ka akuzuar në mënyrë të përsëritur ushtrinë e lartë të Rusisë, se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur njerëzit e tij, i kërkoi Ministrisë së Mbrojtjes të bënte gjithçka që mundej për të mbrojtur krahët e Bakhmutit pas asaj që ai pretendoi se ishte një tërheqje.

Wagner thotë se ka marrë pjesën më të madhe të qytetit të shkatërruar, megjithëse me kosto të madhe njerëzore. Por Ukraina thotë se forcat e saj kanë rimarrë territorin rreth Bakhmut ditëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos