
Çdo vit, festivali mbush kinematë rreth qendrës historike të Prizrenit. Por, shumë shpejt Prizreni nisi që jetën artistike ta zgjaste edhe gjatë mbrëmjes.
Në edicionin e 21-të të Dokufest, arti do të jehojë edhe në mbrëmje. Deri në orët e para të mëngjesit qyteti do të jetojë, atë të cilën lakmonte të krijonte Dokufest, të ngjallte artistikisht qytetin.
Artistët që do të performojnë vijnë njëlloj si produksionet filmike, nga kultura të ndryshme përtej kufijve që arti di t’i shkrijë.
Ndaj, thirrja e Dokufest nuk vlen vetëm për të shijuar filmat e rinj dokumentarë, por edhe për muzikën, ekspozitat, workshopet dhe diskutimet mes artistëve, që do të jetë të gjitha pjesë e 9 ditëve të festivalit. (A2 Televizion)