Pas ngjarjeve kriminale, ka ndryshime në Policinë e Shtetit

Nga A2 CNN
28 Korrik 2022, 10:35 | Aktualitet
Pas ngjarjeve kriminale, ka ndryshime në Policinë e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të këtij institucioni, që vijnë pas disa ngjarjeve të rënda kriminale në vend.

Tonin Vocaj është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke u larguar nga posti i Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale. Në këtë post, tanimë do të jetë drejtor, Neritan Nallbati, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Durrësit.

Albert Dervishi, do të transferohet në Akademinë e Policisë. Ndërkohë, pritet emërimi i Drejtorit të ri të Policisë së Durrësit, por edhe lëvizje të tjera në rang qarqesh dhe nivel komisariatesh, kjo pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos