Edlira Gjoni: Një dyshe Osmani-Kurti mungon edhe në Shqipëri

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 21:53 | Kosova
Edlira Gjoni: Një dyshe Osmani-Kurti mungon edhe në Shqipëri

Sipas analistes Edlira Gjoni, në opinionin publik në Tiranë ka gjithmonë një shpresë që ndryshimet në Kosovë mund të pasqyrohen dikur edhe në Shqipëri.

“Për një mijë arsye të ndryshme, një duo si Kurti dhe Osmani i mungon Shqipërisë. Pra dy të rinj që të kenë Shqipërinë të parën. Mendoj se të dy janë nga shqiptarët më të zgjuar dhe artikuluar, që nuk bëjnë politikë me të kaluarën. Duken politikanë seriozë që i bëjnë ndër Kosovës".

Po në Shqipëri, cilët mund të jenë politikanë të ngjashëm? Sipas Gjonit, “ka të paktën 15 vjet që i bëj vetes këtë pyetje. Të gjithë personat që mund të ngjallnin shpresë u bën pjesë të një mekanizmi që është kundër nesh. Duket sikur na ka ikur shpresa tashmë, dhe jo sepse nuk ka të tillë, por përse mendojnë se nuk ja vlen të dalësh në sipërfaqe”.

Sipas Gjoni, Kurti nuk është thjesht nacionalist.  Nuk është më nacionalist sesa çdo amerikan që mban flamurin në shtëpi dhe betohet mbi të”, nënvizon Gjoni në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos