Mbyllet votimi në Kosovë, ambasada amerikane: Proces inkurajues, tani t’i jepet kohë KQZ-së

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 20:13 | Kosova
Mbyllet votimi në Kosovë, ambasada amerikane: Proces inkurajues, tani

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka komentuar procesin zgjedhor në Kosovë, përmes një postimi të shpërndarë pak minuta pas mbylljes së qendrave të votimit.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/5800796616613112

“Është fakt inkurajues të shohësh se sa shumë qytetarë kanë votuar në mënyrë paqësore ditën e sotme, pavarësisht pandemisë dhe kushteve të motit. Tani është e rëndësishme t’i jepet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve të tjera kohë dhe hapësirë për të numëruar votat, duke kryer punën  e tyre”, ishin fjalët e ambasadës amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos