Mbyllet votimi, Vetëvendosje “nis festën”

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 19:21 | Kosova
Mbyllet votimi, Vetëvendosje “nis festën”

Lëvizja Vetëvendosje, e cila sipas Exit-polleve pas mbylljes së vendvotimeve del parti fituese e zgjedhjeve të sotme, ka nisur festimin para selisë së saj në Prishtinë.

Menjëherë pasi ora shënoi 19:00, kur edhe mbyllen vendvotimet, para selisë së kësaj partie janë hedhur fishekzjarrë.

Instituti PIPOS ka publikuar të dhënat nga sondazhi i kryer sot. Sipas këtij instituti Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 41,8%, PDK me 16,5%, LDK 15,2%, AAK 7,2% dhe Nisma 2,6%.

Sipas kësaj përqindje, PIPOS ka nxjerr edhe numrin e vendeve që do të kenë partitë politike. Është LVV që do të ketë 52 deputetë, PDK 20, LDK 19, AAK 9, dhe komunitetet 20 deputetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos