Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Fluks paraqitet në dalje, nga Shqipëria drejt Greqisë. Sipas të dhënave, radha prej gati 3 km është krijuar për shkak se pala greke po punon me numër të reduktuar sportelesh, për shkak të një feste kombëtare.
Pala greke punon me dy sportele, ndërsa ajo shqiptare me 4 sportele.
Pas shumë orësh, pas orës 21:00, situata në pikën kufitare nisi të normalizohej. (A2 Televizion)







