Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga pista e hapur e aeroportit të Vlorës.
Sipas kryeministrit, ka përfunduar faza e parë e punimeve të pistës në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe është shtruar shtresa e parë.











Pista 3.2 kilometra është hapur krejtësisht, ndërsa punimet vijojnë ende për rrethimin e të gjithë sipërfaqes së aeroportit.
Në vitin 2023 do të nisë puna edhe për ndërtimin e terminalit me sipërfaqe 1800 metra katrorë, ndërsa fluturimi i parë në aeroportin e Vlorës pritet të bëhet në vitin 2025. (A2 Televizion)