Efektet e Covid-19 në tregun e sigurimeve

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 16:38 | Aktualitet

Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e Covid-19 i ka ndërgjegjësuar qytetarët dhe bizneset, për të siguruar jetën dhe pronat. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë për një rritje të ndjeshme të sigurimeve vullnetare gjatë 5 mujorit të këtij viti, e reflektuar kryesisht te kontrata e sigurimit të banesave dhe ato të shëndetit. Ndërkaq kompanitë e sigurimit kanë qenë aktive në shlyerjen e dëmeve që kanë shkaktuar tërmetet e vitit të kaluar. Për të diskutuar më shumë lidhur me zhvillimet në tregun e sigurimeve, ndikimin e pandemisë së Covid-19, por edhe ecurinë e kompensimit të dëmeve, i ftuar: Edvin Libohova, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos